Përplasje: Kryetarët e VV-së nëpër komuna, akuzojnë Asociacionin se është kundër qeverisë - NACIONALE

Përplasje: Kryetarët e VV-së nëpër komuna, akuzojnë Asociacionin se është kundër qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka dorëzuar sot padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Megjithatë, kundër kësaj padie kanë dalur kryetarët e VV-së nëpër komuna.

Kryetari i Podujevës, Gjilanit, Kamenicës e Shtimes, kanë dalur në një konferencë për media ku kanë hedhur akuza të rënda, ndaj Asociacionit.

Shpejtim Bulliqi ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave të Kosovës është politizuar.

“Andaj, ne mendojmë se inicimi i kësaj padie nga ASK-ja edhe një herë dëshmon se ky AS është kthyer në një vegël politike, anti-qeveritare dhe larg misionit të tij që duhet ta përmbush në shërbim të komunave”, ka thënë Bulliqi.

“Ne si kryetarë të komunave jemi të interesuar që të gjendet zgjidhje për këtë problem që prek drejtpërdrejt punëtorët e sektorit publik, por jo të keqpërdoret nga një asociacion politik që shtynë përpara agjendat ditore të caktuara politike anti-qeveritare dhe të cilat s’e kanë fokus zgjidhjen e problemit”, është shprehur Bulliqi, njofton Klankosova.tv.

Padia ndërlidhej me kontratën kolektive, e cila sipas kryetarëve të VV-së është nënshkruar nga qeveritë e kaluara.

“Ne mendojmë se e tëra kjo çka po bëhet në këto momente merr karakter politik më qëllim që të krijohet edhe më tepër pakënaqësi në lidhje me moszbatimin e këtyre kontratave”, është shprehur Bulliqi.

Lajme të ngjashme