Përplasje e ashpër mes Zagrebit dhe Beogradit, Serbia shpall “persona non grata” diplomatin kroat, reagon Kroacia - NACIONALE

Përplasje e ashpër mes Zagrebit dhe Beogradit, Serbia shpall “persona non grata” diplomatin kroat, reagon Kroacia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia e ka shpallur “persona non grata” Hrvoje Schneider, diplomatin kroat që shërbente si Sekretar i Parë në Ambasadën e Kroacisë në Beograd.

Siç shkruan mediat serbe të afërta me pushtetin serb, diplomati kroat pretendohet se “është dokumentuar të ketë kryer akte spiuanzhi për shërbimet kroate”, raportoi “Danas”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në një njoftim thotë se vendimi për ta dëbuar Schneider-in u morr në pajtim me Nenin 9 të Konventës së Vienës, në bazë të së cilës rregullohen marrëdhëniet diplomatike-konsulore.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme Kroacisë tha se “është për keqardhje” vendimi i Serbisë për ta klasifikuar Sekretarin e Parë kroat të Ambasadës së Kroacisë wnë Beograd, Hrvoje Schneider si “persona non grata” teksa kanë vlerësuar se ky vendim “është hap drejt përkeqësimin të marrëdhënieve dy-shtetërore”.

“Ne e hedhim poshtë plotësisht bazën për dëbimin e diplomatit të akredituar kroat”, ka thënë Ministria kroate në një përgjigje me shkrim drejtuar agjencisë Beta në lidhje me dëbimin e diplomatit kroat.

Portali kroat Index raporton shkrimin e tabloidit të regjimit serb Alo, i cili thotë se agjencia serbe BIA (Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit) "ekspozoi një diplomat kroat i cili u përpoq të krijonte një rrjet agjencish në Beograd"; si dhe se “ka kontaktuar me njerëz nga politika, biznesi dhe media”.

Shërbimi serb ka monitoruar aktivitetet e tij për një kohë të gjatë dhe kur gjetën të gjitha provat përkatëse, u morën të gjitha masat për të ndaluar aktivitetet e tij armiqësore”, shkruan Alo, një media e regjimit e afërt me Vuçiqin.

Lajme të ngjashme