Ish-këshilltari i Thaçit 'përplaset' me ish-këshilltarin e Kurtit për Gjykatën Speciale - NACIONALE

Ish-këshilltari i Thaçit 'përplaset' me ish-këshilltarin e Kurtit për Gjykatën Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp ka dhënë një intervistë për portalin demokracia.com, ku ka thënë se Gjykata Specialje është politike dhe Serbia ka për qëllim hakmarrjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Personaliteti i Tromp ka përplasur në rrjetin social Facebook ish-këshilltarin e presidenit Thaçi, Artan Behrami dhe ish-këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha.

Behrami ka shpërndarë ne llogarinë e tij intervistën e Tromp, duke e quajtur atë një nga personalitetet më me përvojë në marrëdhënien ndërkombëtare.

“Një paralajmërim serioz nga Nëna, e cila është njëra ndër personalitetet më me përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtësisë”, ka shkruar Behrami.

Me këtë konstatim nuk është pajtuar ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha, i cili mendon se Tromp nuk “merret seriozisht”.

“Kjo dhe disa të tjerë nuk merren seriozisht. Kontratat qindëra mijëra euroshe të klasifikuara si “top sekrete”, në kundërshtim me ligjin, dëshmojnë se kjo dhe disa të tjerë janë thjesht “mercenar” të lekut. Deklaratat e tilla e dëmtojnë procesin dhe pozitën e të akuzuarve në Hagë”, i ka komentuar Berisha – Behramit.

Kurse ish-këshilltari i Thaçit i është kundërpërgjigjur Berishës, duke i thënë se “është gabim sa është i madh dhe i mençur”.

“Nëna është profesioniste puro, nuk ka asnjë interes në proces, është thjeshtë një mike besnike e Kosovës dhe një njohëse shumë e mirë. Një femer që e ka palu mbrojtjen e Millosheviqit bashkë me avokatë të tjerë janë burim kredibil. Ia ke nisë me i marrë do tabijate të Albinit edhe ti”, është përgjigja e Behramit.

Ndërsa Berisha i ka replikuar se nuk e vë në dyshim profesionalizimin e Tropm, mirëpo sipas tij, është fakt që ajo ka kontakte me Kosovën që askush nuk ka qasje në të.

“Nuk e dimë sa paguhet edhe për çka paguhet. Për këtë arsye kjo 8 apo 9 “konsulentë” e klasifikuar si “top-sekret”, janë thjeshtë mercenar që askush nuk i merr seriozisht”, shkruhet në komentin e Berishës, teksa thotë se s’po flet me “tabijate” të Albinit, por me fakte.

Lajme të ngjashme