Përpjeka për të fituar ndonjë votë në emër të “shefit”, Peci e krahason Kurtin me Ismail Qemalin - NACIONALE

Përpjeka për të fituar ndonjë votë në emër të “shefit”, Peci e krahason Kurtin me Ismail Qemalin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vazhduar përpjekjen e tij që të mbledh vota në “shpinë” të Albin Kurtit.

Ai sërish i është servilosu shefit të tij, duke e krahasuar me figura historike shqiptare.

Gjatë një interviste në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai e ka krahasuar Albin Kurtin me Ismail Qemalin.

“Mund të them se prej qeverisjes së parë shqiptare të Ismail Qemajlit, Albin Kurti, është i vetmi lider në historinë e shqiptarëve që ka arritur me rikthyer 17% të territorit të Republikës së Kosovës me një hero. Dhe rrjedhimisht ai e ka interesimin që pjesën e rezultateve të veriut me rikthyer në nivel të mirëqenies dhe zhvillimit të Mitrovicës në jug, që do të reflektonte si faza e dytë e kalimit prej investimeve në siguri dhe sovranitet në pjesën zhvillimore dhe infrastrukturore në pjesën e Mitrovicës. Kryeministri është i gatshëm që edhe borxhin publik të Republikës së Kosovës me rrit për 16% vetëm e vetëm që të futemi në projekte madhore dhe zhvillimore në Mitrovicë”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme