Përparim Rama: Qeveria po e çon Kosovën drejt izolimit, humbjes së fondeve dhe mbylljes së fabrikave - NACIONALE

Përparim Rama: Qeveria po e çon Kosovën drejt izolimit, humbjes së fondeve dhe mbylljes së fabrikave

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për izolim ndërkombëtar, humbje të fondeve nga Bashkimi Evropian dhe dëmtim të ekonomisë vendore.

Në një reagim publik, Rama tha se Kosova vazhdon të mbetet nën masa ndëshkuese të BE-së, ndërsa fondet po ridrejtohen drejt vendeve të tjera të rajonit. Ai përmendi edhe mbylljen e qumështores VITA, duke thënë se pasojat e këtij veprimi po i ndjejnë punëtorët, fermerët dhe bizneset.

Sipas tij, vendi po humb investime, vende pune dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa akuzoi Qeverinë për qasje të gabuar ndaj aleatëve strategjikë dhe për mungesë të politikave që mbështesin zhvillimin ekonomik.

Rama vlerësoi se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet, mbështesin bizneset dhe forcojnë partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, në vend të, siç u shpreh ai, politikave që çojnë në izolim dhe pasiguri ekonomike.

Lajme të ngjashme