Përparim Rama: Problemit të mbeturinave i erdhi fundi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se problemit me mbeturina i erdhi fundi.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se kanë rritur kapacitetin e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.
“Problemit të mbeturinave në Kryeqytet i erdhi fundi! Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.” – ka shkruar Rama.
Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave.
“Në fund, qytetarë të dashur, ju lus të jeni të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër.” – ka shkruar Rama.