Përparim Rama për shtatoren e Çettës: Vjen në kohën e duhur - NACIONALE

Përparim Rama për shtatoren e Çettës: Vjen në kohën e duhur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur lumturinë e tij për vendosjen e shtatores së humanistit Anton Çetta në kryeqytet.

Rama ka shkruar se kjo shtatore është vendosur në kohën e duhur, aty ku sipas tij gërshetohet dashuria për dijen dhe njeriun.

POSTIMI:

Fort të dashurit tonë, humanistit Anton Çetta, po ia njohim madhështinë duke e shënuar me përurimin e shtatores së tij, përjetësinë në mesin tonë.

E vendosur në oborrin e Universitetit, kjo shtatore na vjen në vendin e duhur: aty ku gërshetohen dashuria për dijen me dashurinë për njeriun.

Veprimtaria e tij e shenjtë na mësoi se virtyti më i lartë njerëzor është me shtri dorën e pajtimit e me falë.

“Shpërblimi më i lartë për mua dhe të gjithë të rinjtë dhe intelektualët e tjerë që marrin pjesë në pajtim është kënaqësia që ndiejmë kur e shohim se patëm sukses dhe kur i shohim duke u përqafuar ata që, vetëm disa çaste më parë, janë konsideruar hasëm midis tyre. A ka shpërblim më të madh sesa kur rrjedhin lotët e gëzimit! E çdo gjak i falur është një kontribut i madh për faljen e të gjitha gjaqeve. Kjo bën që të mos ndihet as lodhja, as pleqëria.” – Anton Çetta

Lajme të ngjashme