Përparim Rama e anulon pritjen e grupit Gipsy King, shkak situata kaotike me mbeturina në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka anuluar pritjen për grupin e njohur, Gipsy Kings.
Kjo për shkak të situatës kaotike me mbeturinat në Prishtinë.
Postimi:
Njoftim për anulim – pritja e Gipsy Kings
Ju njoftojmë se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, e bendit të njohur ndërkombëtar Gipsy Kings tek Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, është anuluar.
Anulimi vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit lidhur me problemin emergjent të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërmarrjes “Pastrimi”, që ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të Kryetarit.
Faleminderit për mirëkuptimin.