Përmbytet varka me emigrantë në Mesdhe, 11 të vdekur e 12 të zhdukur - NACIONALE

Përmbytet varka me emigrantë në Mesdhe, 11 të vdekur e 12 të zhdukur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur në përmbytje të një vake në brigjet e Tunizisë, ndërsa 12 të tjerë janë ende të zhdukur.

Sipas BBC-së, roja bregdetare e Tunizisë ka shpëtuar 14 persona pasi anija, e cila po transportonte 37 emigrantë në Itali, është fundosur ditën e martë.

Agjencia e shtetërore e lajmeve TAP, ka bërë të ditur se të shtunën në mbrëmje janë gjetur pesë trupa të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 11.

Sipas OKB-së, mendohet se në përpjekje për të kaluar Mesdheun qëndror, gjatë këtij viti kanë humbur jetën më shumë se 1000 emigrantë.

Varka tuniziane ishte nisur nga rajoni Sfax, duke u fundosur rreth 40 milje më tej.

Vija bregdetare rreth Sfax është bërë një pikë kryesore nisjeje për njerëzit që përpiqen të kalojnë Mesdheun me shpresën për të arritur në Evropë.

Ishulli italian i Lampedusa shtrihet midis bregut lindor të Tunizisë dhe Siçilisë dhe shpesh është një destinacion për ata që përpiqen të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut.

Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, përmes rrugës qendrore të Mesdheut midis janarit dhe gushtit të këtij viti, ka pasur 52,000 "hyrje të parregullta", me emigrantë kryesisht nga Tunizia, Egjipti dhe Bangladeshi.

Lajme të ngjashme