Përmbyten disa qytete të Shqipërisë, Peleshi: Situata është nën kontroll
Disa nga qytetet e Shqipërisë, ketë të diele janë përfshirë nga vërshimet e shumta të cilat kanë ardhur si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.
Qytetet më të prekura janë Vlora, Shkodra, Durrësi dhe Lezha.
Policia Rrugore e Shqipërisë, ka bëre thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalistikës.
Lumenjtë në shumë qytete kanë dale jashtë shtratit të tyre, gjë që banorët kanë fajësuar mos-pastrimin e tyre tash e 30 vite.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria ka aktivizuar edhe Forcat e Armatosura, në rast se nevojitët ndërhyrje në zonat e prekura nga vërshimet.
‘’Situata është nën kontrolle, kemi dhjetar hektarë nën ujë por me ndalimin e reshjeve uji është larguar. Kemi në dispozicion edhe Forcat e Armatosura, për te i’u dale në ndihmë qytetarëve në rast se nevojitët evakuimi dhe kalimi në zona të cilat janë bëre të pa kalueshme’’, tha Peleshi.
Edhe disa qytete të Kosovës, janë përfshirë nga vërshime si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.