Përleshje mes të miturve në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje
Një përleshje mes të mitruve ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Njoftimi:
Mitrovicë Veri / 06.03.2025 – 21:00. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur). Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.