Përleshje mes dy familjeve në Prizren, policia arreston 7 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona pas një përleshje mes dy familjeve që ka ndodhur në Prizren.
Të arrestuarit, dyshohen për veprat penale “kanosje” dhe “sulm”.
Pjesëtarë të dy familjeve, raportohet se kanë sulmuar njëri tjetrin fizikisht.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njeri tjetrin.” – thuhet në njoftim.
Në fund, policia konfirmon:
“Të dyshuarit janë shoqëruar ne policor në Prizren, ne prani të avokateve mbrojtës janë intervistuar, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje” dhe ‘Sulm’‘”.