Përleshje masive në një lokal në Ferizaj, përdoren edhe karriget
Një rrahje masive mes disa personave ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në Ferizaj.
Sipas pamjeve të publikuar në Tik-Tok, disa të rinj përleshen mes veti në një lokal, ku përdoren edhe karriget.
Kanun Veseli, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj ka dhënë detaje për këtë rast.
“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme'”, ka thënë Veseli.
Video:
@kittra.45 #viralmoterqim #ferizaj #fyp ♬ Originalton - kittra.45