Përkujtohet Masakra e Izbicës, forcat serbe kishin vrarë 147 civilë shqiptarë - NACIONALE

Përkujtohet Masakra e Izbicës, forcat serbe kishin vrarë 147 civilë shqiptarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Skenderajt sot ka përkujtuar Masakrën e Izbicës, ku forcat serbe gjatë luftës kishin vrarë e masakruar 147 civilë shqiptarë.

Në 26-vjetorin e kësaj masakre, janë bërë nderime nga zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar se ky ishte një krim i rëndë ndaj popullatës civile.

“Në nderim dhe përkujtim të 147 viktimave të Masakrës së Izbicës në 26 vjetorin e rënies, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht burra, gra e pleq të pafajshëm. Ky krim i rëndë i kryer ndaj popullatës civile me 28 mars 1999 në Izbicë është plagë e thellë që nuk shërohet dhe dëshmi e qartë e gjenocidit serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Lavdi e përjetshme për viktimat e Masakrës së Izbicës dhe të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme