Përkrahësi i VV-së, Tomë Gashi: Në veri çdo gjë po funksionon më së miri
Sipas përkrahësit të hapur të Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, në veri të Kosovës “është kthyer normaliteti”.
Krejt kjo, në këndvështrimin e Gashit, ka ndodhur falë politikave të qeverisë aktuale.
Këto pretendime Gashi i dha në dritën e një qortimi të ashpër ndërkombëtar ndaj qeverisë Kurti për aksionin e djeshëm të mbylljes së nëntë zyreve të postës serbe.
“Është kthyer normaliteti në veriun e Kosovës dhe gjithcka është duke funksionuar si është më së miri. Sigurisht që deklaratat nuk duhet t’i marrim shumë ngat zemrës, ato që vijnë nga Bashkimi Evropian, sepse ata nuk janë të sinqertë së pari me vetveten
“Ndoshta më tepër duhet të mendojnë se si paraqiten si Bashkim Evropian kur kemi pesë shtete që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Gashi në Klan Kosova.