Përkrahësi i VV-së në Suedi gënjen se në barkën e Thaçit e Hamzës në Ujman kishte shkrim cirilik - NACIONALE

Përkrahësi i VV-së në Suedi gënjen se në barkën e Thaçit e Hamzës në Ujman kishte shkrim cirilik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një bashkatdhetar që jeton në Suedi, i quajtur Elez Neziraj, ka publikuar një fotografi të montuar të barkës në të cilën ndodheshin ish-presidenti Hashim Thaçi dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një vizite në Liqenin e Ujmanit në vitin 2018, duke pretenduar se barka kishte mbishkrim cirilik në gjuhën serbe.

Përpos publikimit të fotografisë, Nerizaj madje i akuzon Thaçin e Hamzën për afërsi me strukturat e Milan Radoiçiqit dhe e fyen kryetarin e Mitrovicës.

“Shikone në qirilice sa i afërt kan qenë me strukturat e Radiçiçit, Hashimi dhe Bedri Hamza! Bedri Hamza është një piun i Hashimit dhe strkturave kriminale në veri të Kosovës!” – thuhet në mbishkrimin e fotografisë së rreme.

Vërtehet qartë se fotografia e publikuar nga ai që thotë se është profesor i matematikës është e montuar, madje në mënyrë amatore. Më poshtë fotografia origjinale:

Përmes postimeve të tjera në “Facebook”, bëhet e qartë se Neziraj është përkrahës i paepur i partisë në pushtet. Ai i kritikon dhe i akuzon partitë opozitare, ndërsa e ka publikuar fotografinë e kryeministrit Kurti, me flamurin kuq e zi në prapavijë.

Në një fotografi tjetër që e ka publikuar Neziraj ndodhen presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me mbishkrimin “Shpëtimtarët e Kosovës”.

Lajme të ngjashme