Përkeqësimi i shëndetit të Thaçit, Krasniqi: Është sinjal për alarm, ata mund t`i bëjnë keq edhe në burg - NACIONALE

Përkeqësimi i shëndetit të Thaçit, Krasniqi: Është sinjal për alarm, ata mund t`i bëjnë keq edhe në burg

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar lajmin për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-presidentit të Kosova, Hashim Thaçi, në Hagë.

Ai ka bërë me dije se ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg Thaçit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky është sinjal për alarm.

Deklaratat e emisarit amerikan për rolin historik dhe pafajësinë e sigurt të Hashim Thaçit, ka rrezik kanë egërsuar armiqtë e Kosovës dhe të Thaçit në Gjykatën Speciale e jashtë saj. Kjo përplasje mund të paraqesë rrezik për shëndetin e Thaçit. Pse? Ata që po duan ta dënojnë me çdo kusht, mund t’i bëjnë keq edhe në burg. Kosova e sidomos administrata Tramp duhet të alarmohet për atë rrezik. Lajmi se gjendja e tij shëndetësore sot nuk ishte e mirë, është sinjal për alarm”, ka shkruar Krasniqi.

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka pasur probleme shëndetësore, dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin e tha në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiq, raporton Nacionale.

Lajme të ngjashme