Përjashtimi i komunës së Skënderajt nga organizimet e Epopesë, Çeku: I kemi bërë ftesa, nuk janë përgjigjur
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, është përgjigjur në kritikat rreth përjashtimit të komunës së Skënderajt nga organizimet e Epopesë së UÇK-së.
Çeku ka theksuar se kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga komuna e Skënderajt.
“Si ministri e kemi kontaktuar Komunën e Skenderajt dhe kemi ofruar gjithë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar rreth aktiviteteve për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kërkesa, email-e, thirrje e mesazhe të panumërta për një kohë të gjatë drejtuar zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, por për fat të keq, kërkesat dhe thirrjet tona kanë mbetur pa përgjigje”.
“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi, nuk ka asnjë vullneti për ta larguar dikë, përkundrazi ne kemi pasë nevojë për ndihmën e komunës për t’i realizuar sa më mirë këto aktivitete, por ato do të bëhen edhe pa përfshirjen e komunës së Skënderajt. Është për të ardhur keq që në një moment kaq të rëndësishëm për kombin tonë, sikurse Epopeja e UÇK-së, të keqpërdoret për qëllime të sulmeve politike”, tha ai.