“Përgjërohet” Nagavci: Ftoj mësimdhënësit të nisin mësimin, po ju trajtojmë dinjitetshëm me ligj - NACIONALE

“Përgjërohet” Nagavci: Ftoj mësimdhënësit të nisin mësimin, po ju trajtojmë dinjitetshëm me ligj

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, një ditë para të hënës, ka lutur mësimdhënësit që ta ndalin grevën.

Nagavci ka ripërseritur se me Projektligjin e ri për paga, punëtorët e arsimit për herë të parë po trajtohen dinjitetshëm.

“Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit. Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë më shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit”, shkroi Nagavci.

Nagavci, ftoj të gjithë mësimdhënësit që të fillojnë mësimin.

“Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat. Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, ka thënë Nagavci.

Greva në arsim është duke hyrë në javën e 4-të, dhe ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes Qeverisë Kurti dhe SBASHK-ut.

Lajme të ngjashme