Përfundon pjesa e parë Kosovë – Slloveni, pa gola - NACIONALE

Përfundon pjesa e parë Kosovë – Slloveni, pa gola

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar me rezultat 0 me 0 pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila po zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Loja është pjesë e kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në tri shtete: ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Në pjesën e parë, një lojtar i Sllovenisë, Svit Seslar, u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa ndëshkime të tilla nuk pati në kampin e Dardanëve.

Posedimi i topit ishte në anën e mysafirëve: 58 me 42 për qind.

Tifozët në tribuna shpalosën një baner me mbishkrimin "Bashkë, të pathyeshëm", me heroin legjendar Adem Jashari në qendër.

Lajme të ngjashme