Votat me postë: KQZ refuzoi afro 3 mijë fletëvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve me postë, prej të cilave janë refuzuar 2,981.
“KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981”.
Duhet theksuar se numri i shtetasve të regjistruar për të votuar me postë ka qenë rreth 105 mijë.
Njoftimi i plotë nga KQZ:
Dita e dhjetë (14:30) – Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës
Prishtinë, 17 qershor 2026 (E mërkurë, ora 14:30) – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Të dhënat janë përditësuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary20...
Nga fillimi i këtij procesi (e premte, 12 qershor, ora 21:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 17 qershor, ora 14:30) janë numëruar 223 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.
Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.
Të dielën (14 qershor), KQZ ka përmbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.