Përfundon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e Erden Atiq
Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq.
Kështu ka njoftuar për Radio Evropën e Lirë nismëtarja e kërkesës, Sanja Kërtiniq, ku nisi të nënshkruhej më 17 janar.
Sipas mediumit, Kërtiniq nuk ka specifikuar saktësisht se sa qytetarë kanë nënshkruar peticionin, por tha se janë të kënaqur me nënshkrimet dhe se kanë mbledhur më shumë se numri minimal i kërkuar, që është 20 për qind e votuesve të regjistruar.