Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë, rinis më 19 gusht
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024.
Gjykta Speciale në Hagë ka njoftuar se gjykimi i Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar pas dëshmisë së Bislim Zyrapi, Gjykimi do të rifilloj pas pushimit veror me datën 19 gusht 2024.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Bislim Zyrapi, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit veror, më 19 gusht 2024.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.