Përfshirja e motrës së Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT, Rexhepi: Më intereson më shumë kandidatja shqiptare - NACIONALE

Përfshirja e motrës së Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT, Rexhepi: Më intereson më shumë kandidatja shqiptare

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Edhe zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi duket se është e shqetësuar me kandidimin e motrës për Donika Kadaj-Bujupi ka kandidituar për deputete në listën e koalicionit VAKAT, që është subjekt politik i boshnjakëve.

Në një prononcim për FrontOnline, ajo ka thënë se është duke e përcjellë këtë çështje.

Më intereson më shumë kandidati shqiptar në listën e koalicionit, për vendin e rezervuar boshnjak” ka deklaruar ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë javë ka vendosur të mos certifikojë motrën e Donika Kadajt-Bujupit, Ena Kadajin, e cila kishte kandiduar përmes listës së koalicionit VAKAT.

Vendimi erdhi pas një debati të tensionuar në KQZ, ku anëtari boshnjak ngriti akuza për manipulime dhe falsifikime, duke pretenduar se, për qëllime politike, Ena Kadaj ishte deklaruar si boshnjake, edhe pse ajo vazhdimisht kishte deklaruar veten si shqiptare.

Madje, Ena Kadaj, si shqiptare kishte kandiduar për asambleiste në listën e AAK-së për Istog.

Lajme të ngjashme