Përfshihet nga zjarri një banesë në Pejë, katër person kërkuan ndihmë mjekësore - NACIONALE

Përfshihet nga zjarri një banesë në Pejë, katër person kërkuan ndihmë mjekësore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, dhe si pasojë e tymit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se zjarrfikësit kanë arrit me lokalizu zjarrin.

Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” zjarri ka kapluar një banesë, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarrin dikur vonë kanë arritë me lokalizu zjarrfikësit, mirëpo dëmet janë të mëdha banesa është djegur. Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit.” – ka thënë Gashi.

Gashi gjithashtu ka raportuar se në kohën kur ka ndodhur zjarri, askush nuk ka qenë në banesë.

Lajme të ngjashme