"Përshëndetje nga Amerika", Osmani publikon fotografi nga helikopteri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka publikuar një fotografi na helikopteri. E para e shtetit njoftoi se destinacioni i radhës është baza “Camp Dodge”, që është një instalim ushtarak në qytetin e Johnston, Iowa.