Përfshihet edhe Surroi në debat, mbështet Nenad Rashiqin për Nënkryetar të Kuvendit
Kolumnisti në “Koha.net”, Veton Surroi, është përfshirë në debatin për Nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga ana e komunitetit serb, për çka pretendon se Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh “monopol” se kush mund ta zgjedhë.
Surroi duke u thirrur në Rregulor etë Kuvendit thotë se të drejtën e propozimit e ka shumica e përfaqësuesve të komunitetit, por të drejtën e zgjedhjes e kanë deputetët e Kuvendit.
“Ky është parim si për komunitetet joshumicë ashtu dhe komunitetin shumicë. Kuvendi i Kosovës kaloi disa muaj duke refuzuar të krijojë shumicë votash për një kandidate për kryetare. Të drejtën e propozimit e kishte grupi më i madh parlamentar, por kjo e drejtë nuk nënkuptonte obligimin që deputetët e tjerë ta votojnë.
Kushtetuta nuk njeh të drejta monopoli asnjërit prej subjekteve politike e as komuniteteve etnike. Çdokush ka të drejtë propozimi por jo edhe të drejtë që propozimi të konsiderohet obligativ për t’u përkrahur me votë”, ka thënë ai.