Përformanca e mirë, Komuna e Skenderajt përfiton grant në vlerë mbi një milion euro
Komuna e Skenderajt e ka përfituar Grantin e Performancës Komunale, i cili kap vlerën 1.161.321.35 euro.
Marrëveshjen për këtë grant sot e ka nënshkruar nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky grant është rezultat i punës së mirë të kryetarit Fadil Nura.
“Me MAPL-në dhe donatorët nga DEMOS nënshkruam marrëveshjen në vlerë 1.161.321.35 si rezultat i përformancës së mirë të komunës së Skenderajt gjatë vitit 2022, e cila është meritë e qeverisjes së mirë të kryetarit Fadil Nura, ekzekutivit dhe gjithë zyrtarëve të komunës që me punë e përkushtim të vazhdueshëm po e bëjnë Skenderajn çdo ditë e më të vlerësuar nga të gjitha institucionet e organizatat vendore e ndërkombëtare!”, ka shkruar Lushtaku.