Përfaqësuesja e Amerikës: Shpresojmë që Kurti e Vuçiq ta ulin temperaturën dhe të ulen në tavolinë - NACIONALE

Përfaqësuesja e Amerikës: Shpresojmë që Kurti e Vuçiq ta ulin temperaturën dhe të ulen në tavolinë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se rruga e vetme përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është dialogu.

Ajo tha se Trump pret që Kurti e Vuçiq të ulin temperaturën.

“Rruga e vetme përpara është normalizimi. Presidenti Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Shpresojmë që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, të dyja palët të ulin temperaturën dhe do të bëjnë deeskalim e do të ulen në tavolinë, do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja jo nga e kaluara me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme