Përfaqësuesit e Qeverisë vizitojnë BIK-un për Bajram
Myftiu Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit priti edhe zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi dhe Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.Zëvendëskryeminstrja, Emilia Rexhepi ka ardhur në emër të qeverisë për arsye se kryeministri Kurti gjendet jashtë vendit.
Ministri Latifi i bënë thirrje myftiut Tërnava që të gjithë besimtaeët të ruhen në mënyrë që të mos shkojmë drejt mbylljes.“Bëjmë thirrje për gjithë besimtarët që të ruhen që të mos ekspozohen. Tashmë e këmi edhe vaksinën e katërt. Më e keqja ka me qenë nëse na duhet prapë me u mbyll”, tha ai.