Diplomati slloven jep shpresa për liberalizim të vizave
Një zgjedhje duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në lidhje me lehtësimin e kërkesave për viza për qytetarët e Kosovës.
Kështu ka thënë për Klankosova.tv, përfaqësuesi slloven për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.
Ai theksoi se shteti slloven ofron ndihmë për procesin e liberalizimit të vizave dhe se do të mbështesin procesin pa asnjë kusht.
“Ne besojmë se ekziston një mundësi reale që njerëzit nga Kosova së shpejti të mund ta gëzojnë një regjim pa viza me BE-në. Sllovenia e mbështet këtë proces pa kushte, sepse e dimë se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të adresuar shqetësimet e shteteve anëtare kur të zbatohet regjimi i ri. Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Një vendim politik duhet të merret para fundit të këtij viti dhe të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Frangesh.