Perëndimi i dënon planet e Rusisë për referendumet “mashtruese” në Ukrainë - NACIONALE

Perëndimi i dënon planet e Rusisë për referendumet “mashtruese” në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendet perëndimore i kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajtura referendume urgjente në disa pjesë të Ukrainës që tash për tash janë nën kontrollin rus.

Referendumet janë shpallur nga zyrtarët e përkrahur nga Rusia në katër rajone ukrainase. Banorëve do t’u shtrohet pyetja nëse dëshirojnë që rajonet të bëhen pjesë e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njohin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “mashtruese”, raporton televizioni BBC.

NATO-ja tha se planet për referendume përbëjnë eskalim në luftën e Ukrainës.

Planet për mbajtjen e referendumeve për pesë ditë, duke filluar nga e premtja, janë shpallur në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut si dhe në Zaporizhia e Kherson në jug.

Këto katër rajone përbëjnë rreth 15 për qind të territorit ukrainas ose përafërsisht sa sipërfaqja e Hungarisë, raporton agjencia “Reuters”.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i kritikoi planet e Rusisë duke i quajtur “mashtruese” referendumet, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se këto votime janë “parodi” e demokracisë.

Lajme të ngjashme