Përcaktimi i çmimeve tavan, Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit - NACIONALE

Përcaktimi i çmimeve tavan, Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vendim i Qeverisë së Kosovës për caktimin e tavanit për çmimet e karburanteve, ka bërë që shoqata e naftëtarëve të Kosovës, t`i drejtohet me një letër shefit të qeverisë dhe disa ministrave të linjës.

Në letër thuhet se vendimi i qeverisë duhet të kthehet mbrapsht, nën arsyetimin se disa kompani janë pranë falimentimit.

“Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent. Andaj, i apelojme Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë”, thuhet në letër.

Lajme të ngjashme