“Përçaj e fito”, Zaimi "sqaron" strategjinë e Kurtit, e mbron shefin për lëvdatat ndaj Gjingjiqit - NACIONALE

“Përçaj e fito”, Zaimi "sqaron" strategjinë e Kurtit, e mbron shefin për lëvdatat ndaj Gjingjiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arbër Zaimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, që të lë përshtypjen se është një tentim për të sqaruar arsyet prapa lëvdatave të kryeministrit Albin Kurtit për ish-kryeministrin e vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Sipas Zaimit, që nga lashtësia të mençurit e kanë ditur se duhet të përçahet kundërhstari në një luftë.

“Që nga lashtësia, të mençurit e kanë ditur se, për ta fituar një luftë është mirë ta përçash kundërshtarin në grupe që i kundërvihen njëri-tjetrit, dhe të gjesh apo të ndërtosh brenda tij mundësisht aleatë.” – shkroi ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe Gjingjiqin në postimin e tij.

“Nëse ti nuk e bën këtë me kundërshtarin, atëherë do ta bëjë ai me ty, siç e ka bërë kaherë. Ndërsa të pamençurit, edhe në lashtësi edhe sot, bërtasin me të madhe se të gjithë ata që vijnë nga kampi kundërshtar, na qenkan njësoj. “Jo po Gjingjiqi nuk ka qenë ashtu si thua ti, ka qenë kështu si them unë”.” – përfundoi Zaimi.

Lajme të ngjashme