"Për festa, ai pa u rrokë me ndonjë grua s'e lenë", Syla komenton deklaratën e Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën - NACIONALE

"Për festa, ai pa u rrokë me ndonjë grua s'e lenë", Syla komenton deklaratën e Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka komentuar deklaratat e Shefqet Krasniqit rreth këngëtares së njohur, Shkurte Fejza.

Ai ka thënë në T7 se këto “janë taktika të hoxhallarëve të cilat i bëjnë zakonisht prej mesjetës e këndej që njihen si taktika të frikësimit”.

Syla më tej ka kritikuar direkt hoxhën Krasniqi për të cilin ka thënë se sulmon gratë në çdo festë.

“Shefqet Krasniqi gjithë për pavarësi, ose për ndonjë festë, ai pa u rrokë me ndonjë grua nuk e lenë. Se t’parën t’rrokne me gra, e ka pasë me Nënën Terezë.” – tha Syla.

Lajme të ngjashme