Për pak orë mblidhen 10 mijë nënshkrime për lejimin e shamive në shkolla - NACIONALE

Për pak orë mblidhen 10 mijë nënshkrime për lejimin e shamive në shkolla

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berishaka falënderuar 10 mijë nënshkruesit e peticionit për shaminë që të lejohet bartja e saj nëpër shkollat e mesme.

Mbi 10 mijë nënshkrime tashmë janë arritur në platformën apo peticionin online me kërkesën që të ndryshohet udhëzimi administrativ i cili e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme.

Ish-këshilltari i Kurtit ka falënderuar të gjithë ata që e kanë nënshkruar online, një kampanjë e shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës

Tashmë ai ka premtuar se do të vazhdojnë edhe më tutje që ky numër të rritet edhe më shumë dhe se nuk do të ndalen me numrin 10 mijë.

Ai ka thënë se kjo është e drejtë themelore e secilit person, kushtetuta është e qartë, liritë dhe të drejtat themelore nuk mund të kufizohen me akte nënligjore dhe sipas analizës së ekspertëve, kjo ka bazë ligjore dhe duhet të promovohet kjo kampanjë për një qasje të barabartë në arsim dhe kjo e drejtë është në favorin tonë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme