“Për ne është gjithçka e qartë”, Kurti optimist për verdiktin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për verdiktitin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili do të jepet këtë të mërkurë.
Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 4, ai ka uruar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të kthehen të lirë në Kosovës.
Sipas tij, lufta çlirimtare ka qenë luftë e drejt dhe e pastër.
“Për ne është gjithçka e qartë, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen në vendin e tyre, më pranë familjeve”, është shprehur Kurti.