Për nder të Shën Terezës, Qeveria shpallë 5 shtatorin Ditë të Humanizmit në Kosovë - NACIONALE

Për nder të Shën Terezës, Qeveria shpallë 5 shtatorin Ditë të Humanizmit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se sot Qeveria, ka mbajtur mbledhje online ku ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

“Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas këtij njoftimi, vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

“Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera”, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme