Për herë të pestë sot do të tentohet konstituimi i Komisionit për Rezervat Shtetërore
Për herë të pestë sot do të tentohet të konstituohet themelimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore.
Mbledhja e deputetëve është paraparë për orën 13:00, por ende nuk dihet nëse do ta marrin pjesë deputetët e VV-së.
KDI-ja ka kërkuar nga deputetët e partisë në pushtet që të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe të mundësohet fillimi i punës së këtij komisioni.
“Sot në ora 13:00, do të tentohet për herë të pestë themelimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore. Kërkojmë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe t’i hapin përfundimisht rrugë punës për të hetuar dyshimet mbi aferën korruptive në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, është thënë në njoftimin e KDI-së.
Ndonëse në seancë plenare janë pajtuar për formimin e këtij komisioni, deputetët e VV-së që katër herë radhazi e kanë pamundësuar konstituimin e këtij komisioni, duke mos marrë pjesë në mbledhjen.