Për herë të parë në qytetin Hani Elezit vjen Festivali Ndërkombëtar Kulturor - CrossRoadsFest 2025.
Për tri netë radhazi 18,19 dhe 20 Korrik 2025, në festivalin CROSSROADS FESTIVAL do të performojnë artistë të njohur vendor e ndërkombëtar.
Edicioni i parë sjell një program të larmishëm artistik si punëtori, hiking, muzikë, performanca, poezi etj.
CROSSROADS FEST – Festivali Ndërkombëtar Kulturor, është organizuar nga Shoqata e Gruas “DUA”. Ceremonia e hapjes do të mbahet më 18 korrik 2025, duke filluar nga ora 20:30, në lokacionin simbolik të Memorialit “Bllaca 99” në Hani i Elezit.
Festivali do të zhvillohet në disa lokacione kyçe të komunës Hani i Elezit, përfshirë Qendrën Kulturore “Imri Curri”, Parkun “Te Pishat” në fshatin Goranc, Hapësirën e Parkimit të Komunës, si dhe vetë Memorialin “Bllaca 99”.
CROSSROADS FEST është një ngjarje kulturore ndërkombëtare që synon ta shëndrroj kufirin në pikë bashkimi – duke lidhur kultura, histori dhe komunitete përmes artit dhe krijimtarisë.