Për emërimin e djemve kosovar "Tonibler", shkruan edhe media angleze - NACIONALE

Për emërimin e djemve kosovar "Tonibler", shkruan edhe media angleze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta prestigjioze angleze, Metro, pas takimit të 25 vjetorit të çlirimit të ish-Kryeministrit, Tony Blair, ka shkruar edhe për foton e shpërndarë nga Presidentja, Vjosa Osmani, me disa nga djemtë që janë emëruar pas ish-Kryeminstrit Blair.

Ky emër është i pazakontë, por është i dhënë për nderë të ish-kryeministrit anglez, Tony Blair, për ndërhyrjen e tij gjatë luftës së vitit 1999, me bombardimet e NATO-s, shkruan Metro.

Ai ishte përkrahësi më i madh që NATO të intervenoj në Kosovë, në të cilin u deklarua shpallja e pavarësisë në 2008, e pas Tony Blair, janë emëruar rrugë e fëmijë.

Dr. Aidan Hehir, ligjërues në Lidhjet Ndërkombëtare të Universitetit të Westminister, krahasoj këtë me fëmijët e Britanisë së Madhe të emëruar pas Winston Churchill, pas luftës së parë botërore.

Heir tha se gazetat e Britanisë së Madhe, i përshkruajnë njerëzit në Kosovë si të thjeshtë, “a nuk është qesharake që ata kanë emëruar fëmijët e tyre Tony Blair”.

Ky i fundit tha se është e padrejtë dhe nuk tregon të gjithë historinë, për të kuptuar se pse njerëzit i kanë emëruar fëmijët e tyre “Toniblair”, duhet ta kuptojnë se sa e veshtirë ishte lufta.

Lufta e Kosovës ishte e tmerrshme, shumë mbetën të vdekur, duke e shkatërruar të drejtën njerëzore, forcat serbe e përdoren dhunën seksuale si armë të luftës.

Në modën e emërimit të fëmijëve me emrin “Tonibler”, Hehir tha se “nuk e di si do të reagoja nëse një politikan i huaj do të më shpëtonte mua dhe familjen time. Edhe unë do të isha shumë mirënjohës, për jetë”, tha ai siç raporton Metro.

Lajme të ngjashme