Për dallim nga PDK, LDK merr pjesë në fjalimin vjetor të Osmanit - NACIONALE

Për dallim nga PDK, LDK merr pjesë në fjalimin vjetor të Osmanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani sot mban fjalimin vjetor, ku pritet të flet për punën 1-vjeçare. Për dallim nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të marr pjesë në këtë fjalim, që është detyrim kushtetues i Osmanit.

Në Kuvend shihen deputetët e LDK-së, përfshirë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, dhe Doars Kica-Xhelili, që dikur ishte njëri i afërt i Osmanit.

Por, në Kuvend është kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja Hykmete Bajrami, ndër të tjera.

Megjithatë në seancë ende nuk është parë Agim Veliu e Driton Selmanaj, dy deputetë që kanë kritikë ndja Osmanit.

Kujtojmë që një pjesë e konsiderueshme e LDK-së edhe kishte votuar në favor të Osmanit.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të ditur se nuk do të marr pjesë, me arsyetimin se Osmani nuk është një presidente unifikuese.

Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e presidentes Osmani, apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon.”, thuhet në njoftimin e PDK-së, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme