Pentagoni njofton ndihmë shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi një ndihmë shtesë prej 1.1 miliardë dollarësh për sigurinë për Ukrainën nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, që do të thotë se paratë do të shpenzohen për prodhimin dhe sigurimin e armëve të reja për Ukrainën.
Në njoftim thuhet se në paketën ndihmëse, janë të përfshira tetëmbëdhjetë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë dhe "municione të lidhura”.
Ndër të tjera, paketa përfshin gjithashtu 150 automjete të blinduara, 40 kamionë dhe 80 rimorkio për "transportimin e pajisjeve të rënda", radarë shtesë për sistemet ajrore pa pilot.
Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ShBA ka dhënë “më shumë se 16.2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën”.
