Pelerina e Ali që e barti në 'Meçin e Shekullit', vendoset në ankand
Pelerina ikonike e kuqe e Muhammad Ali, të cilën e veshi në 'Meçin e Shekullit' kundër Joe Frazier më 1971, është vendosur në ankand dhe pritet të shitet për 800 mijë funta. Legjenda e padiskutueshme e boksit kishte veshur pelerinën në fjalë në meçin kundër Frazier në 'Madison Square Garden' të Nju Jorkut.
Oferta e parë është saktësisht 100 mijë dollarë, por pëlhura pritet të arrijë vlerën prej 800 mijë të ofertuesve. Ali vdiq në vitin 2016, duke lënë një bagazh të gjërë e të begatshëm si boksier prapa.