Pejë: Vetura godet dy këmbësorë, dërgohen me urgjencë në spital
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.
Rreth orës 18:40, në rrugën "Mbretëresha Teutë", një automjet ka goditur dy këmbësorë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri me dije se të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor.
‘’Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve’’, ka thënë Rugova për Express.