Pejë: Një grua raporton burrin e saj për dhunë fizike e një burrë tjetër për ngacmim
Policia e Kosova ka arrestuar dy burra për shkak të dhunës në familje.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një grua ka raportuar se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj sajm ndërsa një burrë tjetër e ka ngacmuar.
Viktima është dërguar në neuropsikiatri për shkak të gjendjes emocionale.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 28.04.2024, 18:49. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ndërsa i dyshuari tjetër mashkull kosovar e kishte ngacmuar. Ankuesja per shkak të gjendjes emocionale është dërguar në neuropsikiatri, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.