Pejë: I dyshuari po manovronte me armë, e plagos viktimë aksidentalisht
Një i dyshuar po manovronte me armë në Pejë. Si pasojë, ai e qëlloi aksidentalisht viktimën.
Njoftimi:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Bill Klinton, Pejë 14.12.2025-19:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka manovruar me armë ka plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe pas trajtimit mjekësor është liruar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me 13 fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.