Pejani i dehur sulmon familjarët, demolon shtëpinë dhe tenton t’ia vë flakën ushqimit të bagëtive
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Pejë.
Një qytetar atje në gjendje të dehur ka sulmuar babain dhe anëtarët e tjerë të familjes. Më pas ka demoluar shtëpinë, e në fund ka tentuar t’ia vë flakën ushqimit të bagëtive.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar, babain e tij dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke demoluar disa sende, orendi e të ngjashme në shtëpi, dhe po ashtu ka tentuar t’ia vë flakën edhe ushqimit të bagëtive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.