Peci: Viti 2023, më i suksesshmi për sektorin e bujqësisë - NACIONALE

Peci: Viti 2023, më i suksesshmi për sektorin e bujqësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci, vitin 2023 e ka vlerësua si më të suksesshmin për bujqësinë e Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se viti 2023 është vit i rekordeve në këtë sektor.

Viti që po lëmë pas, ka qenë viti më i suksesshëm për sektorin e bujqësisë, një vit i mbarë dhe i begatisë. Ky vit është sinonimi i rekordeve në disa sfera si në të mbjella, në mbështetje ndaj fermerëve si dhe në rritje të numrit të përfituesve në Programet mbështetëse të Ministrisë”, ka deklaruar Peci.

Ai ka përmendur mbështetjen e Qeverisë për këtë sektor.

Nëse vitit 2023 i vendosim një shifër për bujqësinë, ajo është vlera prej 85 milionë eurosh përmes së cilës është shpërblyer puna dhe mundi i bujkut tonë të vyer. Në kuadër të kësaj, janë miratuar 491 projekte të granteve në vlerë prej 24.2 milionë eurosh ndërsa 31 mijë është numri i përfituesve të subvencioneve në vlerë prej mbi 61 milionë eurosh”, ka thënë Peci, raporton EO.

Lajme të ngjashme