Peci thotë se ndihet i rrezikuar: Kam kërkuar mbrojtje, m’u refuzua se vij nga një parti tjetër
Ilir Peci, kryetar i Komunës së Zveçanit, ka thënë se ndihet i rrezikuar.
Në një intervistë për Tëvë 1, Peci tregoi e ka kërkuar mbrojtje për shkak të ndjenjes së rrezikut.
Peci ka thënë se mbrojtja i është refuzuar, duke bërë një pretendim për arsyet e këtij refuzimi.
“Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vij nga një parti tjetër” – thotë Peci.